Një grua hidhet nga kati i katërt i pallatit në Tiranë, ndërron jetë në spital

Një grua ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. Mësohet se 47 vjeçarja me inicialet S.Z është hedhur nga kati i katërt i një objekti të pabanuar dhe për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në duart e mjekëve, si pasojë e plagëve të rënda. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 17.06.2022, në Laprakë, në rrugën “Marubi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një objekti të pabanuar, shtetasja S. Z., 47 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej