Një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi, ja dëshmia e djalit të viktimës

Deshmia e djalit të viktimës së atentatit në Stom Golem mbrëmjen e djeshme.

“Ndodheshim në lokalin tonë në Stom Golem bashkë me babain. Një person i maskuar në fytyrë u afrua dhe qëlloi me pistoletë në drejtim të babait duke e lënë të plagosur rëndë. Në atë moment u mundova që me shumë shpejtësi të futem brenda për të marrë armën e gjuetisë që e kemi me leje për t’u vetëmbrojtur, por kur dola unë autori ishte larguar.

Ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtimin tonë, i vetëm në këmbë dhe po ashtu është larguar në atë drejtim duke vrapuar. Qëllova me shotgan por kishte ikur me shpejtësi. Në atë moment telefonave ambulancën për ndihmën e shpejtë dhe policinë duke i thënë se më kanë vrarë babën. Nuk e di se kush mund të jetë autori”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej