Një tjetër makinë bie në Lanë

Një automjet përfundoi anës lumit të Lanës në Tiranë pasditen e kësaj të diele. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, i cili përcjell edhe foton më lart, thotë se ngjarja ndodhi në zonën te “Pallati me Shigjeta”.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 05.06.2022, në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, shtetasi E. C., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, – tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej