“Non grata” në SHBA, socialistët marrin vendimin për djalin e Aqif Rakipit

Orlando Rakipi nuk është përjashtuar nga Partia Socialiste, ndonëse babai i tij Aqif Rakipi dhe për rrjedhojë dhe ky i fundit janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar nuk është marrë një vendim për përjashtimin e deputetit. Sipas socialistëve përgjegjësia është personale.

Sakaq, në mbledhjen e sotme fokusin më të madh e kishte procesi i zgjedhjes së presidentit të ri. Deputetë socialistë hodhën në kuti zarfin me tre emra për kreun e shtetit.

Kryeministri Edi Rama foli gjatë për presidentin e ri, ku theksoi se duhet të zgjedhin një president normal, teksa Ilir Metën e cilësoi si më skandalozin që ka njohur historia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej