Non grata nga Britania e Madhe, Mentor Kikia zbërthen prapaskenat: Unë shpresoj që kjo listë e dytë të jetë më e…

Gazetari Mentor Kikia e sheh paralajmërimin për një valë të re non-gratash nga Britania e Madhe si një përpjekje për të bërë atë që drejtësia dhe vetë qytetarët me votë nuk arritën ta bëjnë në 30 vjet.

I ftuar në MCN TV, Kikia tha se shpreson në një listë më të gjatë sesa ajo që ka bërë publike deri tani Departamenti i Shtetit.

“Kjo linjë mesa duket po shikohet si përpjekje në Shqipëri për të bërë dot drejtësia dhe nuk e bëmë dot as ne qytetarët me votë. Shqipëria është i vetmi shtet në Ballkan dhe në vendet ish-komuniste, që 30 vjet pas rënies së komunizmit kemi të njëjtën kastë politike. Një klasë korruptive, një juntë. Është stërprovuar që vota nuk mund të ndikojë për të larguar nga skena politike njerëz të këtij kalibri. Unë shpresoj që kjo listë e dytë të jetë më e gjatë se ajo e DASH”, tha Kikia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej