“Non grata” për disa shqiptarë nga Britania, reagon Kim: Askush nuk është mbi ligjin

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pas  vendimit të Britanisë së Madhe për të shpallur “non grata” 27 persona në të gjithë botën, mes tyre edhe shqiptarë, të përfshirë në korrupsion serioz. Kim thotë se askush nuk është mbi ligjin dhe ata që kanë abuzuar me të duhet të përballen me drejtësinë.

“Ne e mirëpresim këtë aksion të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit – me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm dhe minim të demokracisë – duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.

Ambasadorja ka shpërndarë edhe një postim të ambasadës britanike në Tiranë, ku thuhet se qeveria e Britanisë ka marrë veprime “kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin”.

“Mesazhi ynë është: Veprimet kriminale nuk do të kalojnë pa pasoja. Së bashku me Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin”, shkruhet më tej.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje, i dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach ka deklaruar se këtë javë këta shqiptarë janë përballur me këtë vendim që nuk iu lejon hyrjen në këtë ishull mbretëror.

“Mbështetur mbi Regjimin tonë të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i Subjekteve Jashtë Vendit do të krijohet mbi Aktin e Krimit Ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik  identitetin e tyre. Individët që dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre  do të kenë pasoja dhe nuk do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”. 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej