“Notonte në ujë me fytyrë poshtë, ishte i ngrirë”, dëshmia e tmerrshme e policit që gjeti foshnjën e mbytur

“Fëmija notonte në ujë me fytyrë poshtë. Ne shkuam në vendngjarje, e nxorëm dhe pamë që ishte ngrirë dhe e vdekur.”

Këto janë fjalët që përbëjnë përshkrimin rrëqethës të policit dhe babait të një fëmije të vogël që gjeti të vdekur foshnjën 11-muajshe në digën e Aliakmonasit.

Rasti i vdekjes së foshnjës vetëm 11-muajshe nga nëna e tij 29-vjeçare e cila ndodhet paraburgim, pasi ajo është proceduar për vrasje nga pakujdesia, ka tronditur Greqinë.

“Ne ishim një ekip OPKE prej 5 personash, komandantët e departamenteve të sigurisë së Verisë dhe Aleksandrisë dhe dy makina patrullimi . Nga ora 10 e mbrëmjes ne po kërkonim në lumë. Në orën 12 e gjysmë arritëm në breg. Një koleg e vuri re foshnjën buzë shkëmbinjve në orën 1 e gjysmë të mëngjesit. Na thirri menjëherë. Foshnja po notonte në ujë me fytyrë poshtë. Ne shkuam në vendngjarje, e nxorëm dhe pamë që ishte ngrirë dhe e vdekur. Ajo kishte disa plagë në fytyrën e saj. Të gjithë ishim të tronditur. Ne jemi të pestë baballarë të fëmijëve të vegjël.” – shtoi më tej polici.

Ndërkohë, gruaja 29-vjeçare, e cila akuzohet për vrasje nga pakujdesia, dyshohet se u tha autoriteteve se ajo nuk e ka vrarë fëmijën e saj.

“E vërteta është se vogëlushja u zvarrit dhe ra në lumë. E kisha në këmbë, më tërhoqi nga celulari që mbaja në duar dhe më ra në ujë. Nuk mund të bija në ujë për ta nxjerrë jashtë. Më akuzojnë për gjëra që nuk i kam bërë. E doja shumë vajzën time ”, tha ajo, ndërsa pohoi se kishte shkuar me të bijën në skelën e digës së Aliakmonasit për të luajtur.

Të njëjtin qëndrim pritet të mbajë edhe nesër paradite kur do të dalë para hetuesisë në Gjykatën e Verisë. Nesër foshnja do të kishte ditëlindjen dhe do të mbushte një vjeç.

Sipas informacioneve, familja po përgatitej të festonte nesër ditëlindjen e foshnjës dhe 29-vjeçari kishte blerë dhurata dhe rroba për fëmijën.

Ndërkohë vëllai i saj ka përmendur se ajo e donte shumë fëmijën e saj, flinte me të dhe se nuk e di se çfarë e shtyu atë drejt këtij akti.

Sipas vëllait të të pandehurës, e cila vuan nga probleme mendore, një punonjës social vizitonte shtëpinë ku jetonte 29-vjeçarja me foshnjën, nënën dhe gjyshin e saj, por së fundmi i kishte ndërprerë vizitat.

Sipas tij, motra e tij ishte shtruar disa herë në të kaluarën në një Klinikë Psikiatrike, ndërsa herën e fundit ishte shtatzënë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej