Nuk është piroman!/ Zbulohet identiteti i personit që ndezi zjarrin, ja arsyeja

Ditën e sotme është publikuar një video e një personi që del nga një vatër e sapondezur dhe u aludua se ai ishte një autor i mundshëm i zjarrvënies në Sazan.

Videoja dyshohet të jetë bërë nga punonjës të operacioneve të fikjes së zjarreve dhe policia tha se ka nisur hetimet.

Por CNA.al mëson se në fakt ai nuk është autori i zjarrit. Personi në video është Luan Kapaj, shefi i zjarrfikseve të Vlorës.

Burimet bëjnë me dije se ai nuk është piroman siç pretendonte ministria e Mbrojtjes, por është shefi i zjarrfikësve duke kryer detyrën. Kapaj po vendos një zjarr të dytë të kontrolluar, për të djegur një pjesë të shkurreve dhe ferrave.

Kjo bëhet me qëllim që të kontrollohet zjarri masiv që të mos digjet pjesa tjetër e pyllit kur të bashkohen flakët.

Aktualisht forcat zjarrfikëse po vijojnë punën në terren për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit që ka marrë përmasa të mëdha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej