“Nuk ka çështje penale për Ramën” – Avokati i Berishës: Nuk ngele të më mësosh ti, më vjen dhe me pallto në studio

Avokati i Sali Berishës, tashmë në partinë e Ilir Metës, Genc Gjokutaj, ka sulmuar avokatin tjetër Saimir Vishaj në televizionin e familjes Berisha, pse ky i fundit tha se nuk ka asnjë hetim ndaj Ramës, për çështjen McGonigal.

Dhe duke qenë se nuk kishte argument, ka akuzuar Vishajn se shkon në emision me pallto dhe nuk e heq.

Gjokutaj: Hera e fundit që po ta them. Ke një problem shumë të madh vëlla. Ke krizë identitet…

Vishaj: Je avokat dhe duhet të më përgjigjesh si avokat.

Gjokutaj: Lere ti avokatinë timë se e kanë provuar të tjerë, nuk ngele ta provosh ti. Vjen mer pallto në studio, as pallton nuk e heq.

Vishaj: Nuk kam këmishë blu. E kam këmishën të kuqe. Mos u bëj xheloz për pallton se ma ka blerë gruaja.

Gjokutaj: Xheloz për pallton? Uaaaa.

Vishaj: Nuk ka çështje penale për kryeministrin. Ku të përgjigjet kur s’ka çështje penale?

Gjokutaj: Bëhu serioz se le nam.

Vishaj: Ai që bërtet nuk ka të drejtë.

Gjokutaj: Ti nuk dëgjon, të kanë futur kasetën këtu dhe të kanë thënë ik lere atje.

Vishaj: Unë s’i hyj politikës siç i ke hyrë ti.

Gjokutaj: Pse SPAK-u nuk regjistron një çështje që t’i hapë rrugë letërporosisë?

Vishaj: Është Ministria e Drejtësisë që i hap rrugë letërporosisë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej