“Nuk kam pendesa për luftën në Ukrainë,” Putin: Çdo ndërhyrje e NATO-s do të çonte në një katastrofë globale

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur ditën e sotme një fjalim në kryeqytetin e Kazakistanit Astana. Ndër të tjera, në fjalën e tij lideri rus është shprehur se mobilizimi i pjesshëm i Rusisë do të përfundojë brenda dy javësh.

Putin tha gjithashtu të premten se Gjermania po bën gabim duke i dhënë përparësi besnikërisë së saj ndaj NATO-s mbi interesat e saj kombëtare. Ndërsa, kur u pyet nëse ka ndonjë pendesa sa i përket nisjes së luftës, presidenti rus u përgjigj me “jo” ndërsa këmbënguli se Rusia po bënte gjënë e duhur.

Putin u shpreh se çdo përplasje e drejtpërdrejtë e trupave të NATO-s me Rusinë do të çonte në një “katastrofë globale”.

“Shpresoj që ata që e thonë këtë të jenë mjaft të zgjuar për të mos ndërmarrë hapa të tillë”, shtoi ai.

Putin tha gjithashtu se është i hapur ndaj idesë së bisedimeve me Ukrainën, duke shtuar se është diçka që pala ruse e ka kërkuar gjithmonë. Komentet e presidentit rus vijnë në një kohë kur kanë qarkulluar lajmë për gatishmërinë e tij të supozuar për të hyrë në negociata për një marrëveshje të përkohshme paqeje me Ukrainën.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej