Nxehet Blendi Fevziu: Ramën unë s’e kam në hesap fare, dhe s’jam legen të rri si qen para europianëve

Gazetari Blendi Fevziu pati një reagim ndaj analistit Artan Hoxha gjatë një diskutimi në emisionin “Opinion”, ndërsa komentohej sjellja e vendeve të Europës lidhur me procesin e integrimit, Fevziu iu përgjigj analistit, ndërsa tha se nuk ka frustracion nga asnjë faktor.

“Kur kam për ta thënë  diçka për Europën, SHBA-në dhe për këdo e them, ça të kem unë qejf dhe si ta mendoj unë”, tha gazetari.

Hoxha: Ju e kuptoni që keni një frustracion që i ngjani shumë Ramës dhe po t’ju çojnë në një një mjedis europian do silleni si Rama?

Fevziu: Këtë s’ma thua dot që kam unë frustracion. E para, nuk kam frustracion jo për Ramën, që as e pyes dhe s’e kam në hesap ndonjëherë, por as nga këta europianët, nuk rri si legen aty sa herë të trajtojnë si qen, siç po trajtojnë sot pasagjerët në linjat europiane.

Dhe kur kam për ta thënë diçka për Europën, SHBA-në dhe për këdo them ça të kem unë qejf dhe si ta mendoj unë.

Frustracion është të thuash Europa ka të drejtë dhe ne e kemi gabim. Ne s’e kemi gabim kësaj here.

Unë frustracion jo nga Europa, nga Rama jo e jo, nga asnjë tjetër nuk kam. Siç ka palaço këtu, ka palaço sa të duash edhe në Europë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej