O Rrumbullak! Arratisja e Amant Josifit të Call Center para prangosjes, si arratisja e Klodian Zotos të landfilleve

Pas 10 ditë heshtje, kryepolici i grupit “Çiftelia” Muhamet Rrumbullaku, ka pranuar që super-mashtruesi Amant Aleksandër Josifi, është shpallur në kërkim pas Letër-Porosisë së dërguar nga Drejtësia e Spanjës për arrestimin e tij.

Por Rrumbullaku i policisë, ka folur pasi Amant Josifin e kishte “në dorë” dhe prej policisë u la i lirë e iu hap porta e Rinasit, për t’ia mbathur jashtë Shqipërisë, ndërsa tani kryepolici doli e tha se po kërkohet brenda Shqipërisë.

Mos arrestimi dhe lejimi i arratisjes së tij duhet hetuar, mbasi kemi të bëjmë me favorizim të arratisjes, për faktin se Letër- Porosia nga policia dhe drejtësia e Spanjës ka ardhur qysh më 22 nëntor 2022, por autoritetet shqiptare nuk kanë vepruar.

Sipas detyrimit ligjor e marrëveshjes partneriale me drejtësinë spanjolle, Amant Josifi duhej prangosur ditën kur erdhi Letër-Porosia, ose në pamundësi duhej vënë e mbajtur në mbikëqyrje fizike e gjurmimi të përbashkët, nga agjentë të policisë e të SPAK deri sa të arrestohej.

Policia ia dinte vilën, zyrat e bizneseve, apartamentet te Rruga “Ibrahaim Rugova”, dhe restorantin “Fast Food International” të rruga “Murat Toptani” pranë Ministrisë së Brendshme, që Amant Josifi ka hapur më 3 gusht 2022 në Tiranë me mafiozin gjeorgjian George Khetsuriani të rrjetit Call Center, ku ka 27% aksione në emër të babait Aleksandër Josifi.

Por policia e SPAK-u, nuk e ekzekutuan Letër-Porosinë e drejtësisë spanjolle, duke mos e arrestuar Amant Josifin deri më 24 nëntor kur i hipi “Charter”-it dhe u zhduk nga Shqipëria, megjithëse Spanja e kërkoi për mashtrim të 17 mijë qytetarëve në vlerën 310 milionë Euro.

Ndërsa në total, Amant Josifi me 13 firmat e tij piramidale Call Center, disa në ortakëri legale e ilegale me Olsi Ramën, ka mashtruar 200 mijë shtetas spanjollë, hollandezë, gjermanë, belgë, francez, italianë etj., duke u zhvatur  2.4 miliardë Euro.

Arratisja e mashtruesit Amant Josifi të rrjetit Call Center para se të prangosjes, është tamam si arratisja e bosëve të landfilleve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja më 10 dhjetor 2021, ndërsa policia shkoi t’i arrestonte më 14 dhjetor, kur ata ia kishin mbathur me njoftim paraprak.

Jo sahan-lëpirësit zvarranikë të SPAK, por FBI e EUROJUST, duhet të hetojnë këtë dy arratisje para arrestimeve nga policia, sepse si grupi Klodian Zoto i aferës së landfilleve ashtu edhe Amant Josifi që zhvati 2.4 miliardë Eruro me rrjetin Call-Center, janë klientët dhe ortakët e familjes mafioze kryeministrore “Rama”./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej