“O vëlla ma nis pak filmin”, habit Olsi Bylyku: Çunat e Londrës më shkruajnë se nuk dalin dot nga shtëpia

Olsi Bylyku zbuloi se filmi “Policë për kokë” i ka kaluar pritshmëritë dhe rezultoi mjaft i sukseshëm.

Ai tha se sëshpejti filmi do të transmetohet dhe jashtë vendit e sidomos në Britani, ku me shaka tha se ka shqiptarë që i shkruajnë tja çojnë në privat se nuk dalin dot nga shtëpia.

Olsi Bylyku: Do të jemi tek të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe jashtë, në Zvicër, Itali e ku mund ta dërgojmë filmin. Se na shkruajnë mesazhe: Ku mund ta shohim? Na nis linkun.

Roza Lati: Po në London, se kemi shumë shqiptarë atje?

Olsi Bylyku: Po si jo, madje ka çuna që më shkruajnë: O vëlla ma nis çik veç këtë filmin se nuk shkoj dot në kinema se nuk dal dot nga shtëpia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej