Oficerë policie të financuar nga krimi dhe droga/ Zbulohet pse Nano i shkëputi kontaktet me Çuçin

Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i policisë, vijon ende të komentohet.

Mbrëmë në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka thënë se Nano prej kohësh i kishte shkëputur kontaktet me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili tha se drejtori nuk kishte përmbushur objektivat.

Shkak për këtë shkëputje, sipas Lalës, ishin dyshimet që Nano kishte për efektivë të financuar nga krimi i organizuar.

Gjithashtu ka pasur edhe një tjetër çështje, kokaina në portin e Durrësit.

“Kishte kohë që kishte shkëputur kontaktet me Ministrin e Brendshëm. Përplasje për çështjen e emërimeve, përplasje për efektivë që kishte dyshime se ishin financuar nga krimi i organizuar. Kishte të bënte me disa sasi kokaine në portin e Durrësit.

Në këtë sens, ministri i kërkoi dorëheqjen. Zoti Nano pretendonte se nuk kishte asnjë arsye për ta dhënë, se në 10 muaj nuk kishte pasur kohën e mjaftueshme. Nëse s’ka përmbushur Gledis Nano objektivat, pas tij duhet të jepte dorëheqjen ministri”, tha Lala.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej