Operacionalja e prangosi në Fushë Krujë, Gjykata e Posaçme lë në burg Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të PS

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte që ta lërë në qeli të shumëkërkuarin, që u prangos nga Operacionalja në një lokal në zonën e Fushë Krujës.

Ky shtetas rezultonte në kërkim prej kohësh, i akuzuar nga SPAK për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vendin e njohur si mbikalimi i Shkozetit.

30 vjeçari në momentin e arrestimit shoqërohej me një tjetër person të kërkuar, i cili u prangos gjithashtu. Ai kishte dhe një armë në brez, të cilën pavarësisht se e ka mohuar, rezulton se ishte e tija.

Masa e “Arrestit me burg” është lëshuar në datën 17 janar 2023. RENEA dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zhvilluar kontrolle në disa banesa, duke përfshirë edhe vilën 3-katëshe në fshatin Zezë. Por gjatë bastisjes së kësaj, agjentët gjetën deputetin Rrahman Rraja dhe familjen e tij. Ai u pohoi se nipi i tij jetonte prej vitesh në Tiranë.

Në media është deklaruar se ky shtetas ishte largua nga Shqipëria, drejt Dubait, por në njoftimin e tre ditëve më parë, Policia e SHtetit thotë se Ramazan Rraja nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit. “30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk është larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës – Lezhë – Tiranë””, thuhej në njoftim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej