“Opozita nuk prodhon asgjë”, ekonomisti Shano: Non-grata të mbyllet në shtëpi dhe të pijë uthull, është turpi jo shpresa e shqiptarëve

Ekonomisti Dritan Shano thotë se opozita nuk prodhon asnjë shpresë për shqiptarët, por qëndron për të përfituar si zgjidhja e dëshpërimit. Ndaj sipas tij, PD si partia më e madhe opozitare duhet të refuzohet me votë që t’i bjerë legjitimiteti që pretendohet se e ka.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Shano u tregua i ashpër edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka marrë drejtimin e PD.

“Opozita nuk prodhon asnjë shpresë për shqiptarët, por qëndron atje për të përfituar si zgjidhja e dëshpërimit të shqiptarëve, pasi shqiptarët nuk kanë se ku shkojnë dhe do të shkojnë atje, sepse ata nuk afrojnë asgjë, asnjë alternativë dhe zgjidhje.

Prandaj shqiptarët duhet ta refuzojnë me votë që t’i bjerë legjitimiteti i pretenduar që nuk e kanë. Një shqiptar i shpallur non grata nuk i shërben shqiptarit dhe duhet të mbyllet në shtëpi e të pijë uthull nga turpi, jo tu thotë shqiptarëve që është shpresa e së ardhmes”, është shprehur ekonomisti Dritan Shano.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej