Pak larg banesës, dalin detajet e reja nga aksidenti tragjik që i mori jetën 17- vjeçarit në Tiranë

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin rrugor që i mori jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Baldushk.

Adoleshenti mbeti i vdekur një natë më parë ndërsa drejtonte makinën dhe humbi kontrollin e saj në Baldushk. Burime bëjnë me dije se viktima po udhëtonte së bashku me vëllanë dhe dy miq të cilët nuk pësuan dëmtime serioze.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të caktuara. Adoleshenti duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Ai rezulton të jetë pa leje drejtimi, pasi isht vetëm 17 vjeç. Makina dyshohet të jetë e një prej të afërmve të tij.Aksidenti ndodhi pak kilometra larg banesës së viktimës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej