Pamje apokaliptike nga Kroacia: Flakët rrethojnë qytetet turistike dhe shkrumbojnë shtëpi e makinat, në terren edhe ushtria

Sezoni i verës ka rikthyer vatrat e zjarreve në disa vende të Ballkanit, përfshi Shqipërinë, Greqinë dhe Kroacinë.

Gjatë ditës së sotme, një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në një qytezë turistike të Kroacisë, mes Splitit dhe Zadarit.

Sipas mediave lokale, flakët kanë rrethuar disa fshatra duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Të paktën 20 shtëpi e dhjetra makina raportohet se janë përfshirë nga flakët.

Situata më kritike paraqitet në Shibeniku, Vodice, Zaton dhe Raslina.

Kreu i brigadës së zjarrfikësve në Kroaci tha për media se zjarret e përhapura së fundmi kanë shkaktuar një situatë më dramatike se ajo e vitit 1986.

Mijëra qytetarë kanë dalë me mjete rrethanore për të luftuar me flakët, në përpjeje për të mbrojtur pronat, ndërsa në ndihmë të tyre janë nisur edhe forcat ushtarake.

Vendet e prekura nga zjarret pritet të vizitohen nga kryeministri kroat Andrej Plenković.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej