Pamje nga ‘shtëpia e barit”, si bashkëpunoi me policinë i riu shqiptar

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë në Wells, pasi u kap duke punuar në shtëpi bari,me vlerë 156 mijë paund.

Mësohet se Gerald Hoxha, 22 vjeç punonte aty, për të shlyer lekët që kishte paguar për rrugën ilegalisht drejt Wellsit.

Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën e Kurorës së Cardiffit u mësua se Hoxha ishte bashkëpunues me policinë dhe uli grilat për të ekspozuar qindra bimë që po i ujiste brenda godinës. Pamjet me video që janë kapur nga brenda godinës kanë zbuluar se brenda rriteshin 366 bimë, të ndara në 5 dhoma, të cilat pritet të kishin rendiment të mundshëm midis 10.2 kg dhe 30.7 kg.

Gjykata dëgjoi nga avokati i shqiptarit se Hoxha ishte një njeri me karakter të pastër, të cilit i ishte bërë presion për të rritur bimët në mënyrë që të shlyente një borxh ndaj atyre që siguruan hyrjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë dënimit, gjykatësi Richard Tëomloë i tha Hoxhës se ai kishte të drejtë për një ulje prej 25% të dënimit pasi kishte pranuar fajësinë, por gjithsesi do të dënohej me burg.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej