PAMJE TË RËNDA! Djali i ish-presidentit dhe tre shokët e tij vriten duke dalë nga disko, persona të maskuar i mbështesin pas murit dhe i ekzekutojnë

Djali i ish-presidentit të Hondurasit Porfirio Lobo dhe tre miq të tij, janë ekzekutuar me gjakftohtësi teksa dilnin nga një diskotekë. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë ekzekutimin nga persona të armatosur të maskuar.

Katër miqtë po largoheshin nga një diskotekë në kryeqytetin Tegucigalpa të enjten mbrëma, kur persona të armatosur ndaluan makinën e tyre, i detyruan të dilnin, i vendosën pas një muri dhe më pas i ekzekutuan me  gjakftohtësi!

Ish-presidenti Porfirio Lobo ka thënë për mediat vendase se djali i tij Saidi, 23 vjeç, ka vdekur, ndërsa një tjetër nga djemtë e tij, Luis, i cili ishte i pranishëm, por ka hipur në një makinë tjetër më parë dhe tashmë është i sigurt.

Mes viktimave ishte edhe nipi i gjeneralit në pension Romeo Vazquez , lideri i grushtit të shtetit të vitit 2009 që rrëzoi presidentin e atëhershëm Manuel Zelaya. Për pistat e hetimit ende nuk ka asnjë informacion.

Porfirio Lobo, i cili sundoi Hondurasin nga 2010 deri në 2014 – ka një djalë tjetër, Fabio, i cili po vuan një dënim me burg në SHBA për trafik droge. Gruaja e ish-presidentit, Rosa Bonilla , është gjithashtu në burg në Tegucigalpa pasi u dënua për një çështje korrupsioni që u zbulua ndërsa ajo ishte ende zonja e parë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej