PAMJE TË RËNDA/ Ishte duke pirë kafe në një lokal në Bllok, dy persona qëllojnë 27 herë me thikë 41-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 41-vjeçar është sulmuar me thikë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe se ka mbetur i plagosur Eder Dorzi 41 vjeç. Dorzi ka qenë i ulur në një lokal në ish-Bllok, ku dy persona i janë afruar pranë tavolinës dhe e kanë qëlluar.

Sipas mediave autorët e kanë qëlluar 41-vjeçarin 27 herë me thikë. Dorzi ndodhet tek spitali i Traumës në gjendje të rëndë.

41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri, ndërsa policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej