Një 67 vjeçar është gjendur u pajetë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Sipas policisë, viktima është shtetasi me iniciale E.I, i cili dyshohet se vuante nga tensioni.
Uniformat blu bëjnë me dije se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk ka pasur shenja, ndërsa humbja e jetës dyshohet të jetë për shkaqe natyrale.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.06.2022, në vendin e quajtur Komuna e Parisit, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi E. I., 67 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga tensioni.
Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.