Paralajmëron gazetari: Aplikacioni “SKY” do tronditë institucionet, priten goditje deri në nivele drejtuese

Gazetari Eni Ferhati ka folur në lidhje me operacionin “Metamorfoza” dhe aplikacionin SKY ECC.

Ai tha se nga zbardhja e bisedave të aplikacionit, Prokuroria e Posaçme merr gati çdo ditë nga Franca biseda ku shfaqen shtetas shqiptarë.

Sipas informacioneve, nga këto biseda gazetari thekson se fshihen dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë që kanë përdorur këtë aplikacion me fokus të veçantë.

“Është një sfidë për SPAK-un që këto biseda komprometuese t’i kthejë në provë, pra t’i faktojë. SPAK-u ka administruar biseda shqetësuese për mënyrën e mendimit kriminal, deri ku shkonte guximi i grupeve kriminale”, u shpreh gazetari për “Euronews Albania”.

Ai tha gjithashtu se në këtë aplikacion planifikohej të vidhej një sasi e madhe droge në magazinat e policisë së shtetit. Megjithëse kjo ngjarje nuk ka ndodhur, ky mbetet vetëm një nga disa episodet brenda aplikacionit që përfshijnë atentate droge dhe veprimtari të tjera të paligjshme që kanë trazuar punën e organeve ligjzbatuese.

Eni Ferhani vijoi duke thënë se do të ketë një rekurs në Gjykatën e Lartë të të gjithë personave nën akuzë dhe do të jepet një vendim unifikues për vijueshmërinë e operacionit që mbetet akoma nën hetim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej