Një paralajmërim i fortë është bërë ditën e sotme nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, një ditë pasi ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u vu në pranga.
Eksperti i kriminalistikës paralajmëroi për arrestimin e një tjetër ish-kryebashkiaku.
“Nga këto që shikoj unë këto ditë, një tjetër ish-kryebashkiak do të arrestohet. Është nga një bashki e vogël në vend”, u shpreh ai në një dalje televizive.
I pyetur se kujt force politike i përket, Karamuço tha se “të gjithë kryebashkiakët në zgjedhje kanë qenë të majtë”.
Kujtojmë se SPAK lëshoi 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë dhe zyrtarë të bashkisë së Durrësit, mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Pas raportimit në media, Dako u vetëdorëzua në polici.