Paraqiteshin si agjentë shitjesh dhe mashtronin të huaj që të investonin, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Një tjtetër Call Center është goditur nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se në finalizimit të operacionit të koduar “Trading”, janë arrestuar dy pronarët e një “Call Centeri” në kryeqytet.

Shtetasit me ininciale R.M, 26 vjeç dhe S.H 23, vjeç, mashtronin shtetasit e huaj përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive.

Arrestimi i të rinjve u bë gjatë kohës kur ata ishin duke mashtruar një shtetas të huaj për të investuar në bursë fiktive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Trading”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trading”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. M., 26 vjeç dhe S. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasit R. M. dhe S. H. administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Egnatia”, të cilin e kishin përshtatur si call center. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ata janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po mashtronin një shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej