Partia Socialiste propozon Shefin e Shtabit për President, Rama: Do e telefonoj dhe do i kërkoj takim që sot..

Bajram Begaj është emri që është propozuar nga Partia Socialiste për kandidat për Presidentin e ri.

Emrin e bëri me dije Kryeministri Edi Rama, pasi përfundoi mbledhjen në selinë rozë me Kryesinë e PS, teksa tha se është një figurë që ka nevojë zyra e Shtetit.

Emri Bajram Begajt që është propozuar për kandidat nga PS do t’i dërgohet Kuvendit, ndërsa në ditët në vijim pritet që të votohet edhe në seancën plenare, nëse edhe Begaj do të jetë dakord.

Bajram Begaj momentalisht mban detyrën si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“Atëherë kemi përmbyllur procesin e përzgjedhjes së kandidaturës që do çojmë në Kuvend për të votuar presidentin e ri të Shqipërisë. Sot procesi është mbyllur duke iu vënë në dispozicion të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi paralamntar.

Janë ndarë kandidaturat në 3 grupe, është përjashtuar menjëherë dhe nuk është futur në tavolinë blloku i propozuar nga brenda grupi parlamentar. Është hequr dhe blloku i kandidaturave që janë të gjithë gra dhe burra shumë të nderuar, por që i përkasin kësaj familje politike de kanë pasur aktivitet politik në PS se e kemi thënë dhe më parë, sot e kemi ri diskutuar dhe kemi dakordësuar që PS i takon që në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet t’u japë shqiptarëve një kryetar shteti që nuk ka një karrierë politike në PS, por që rrezaton atë normalitet.

Atë qytetari dhe atë mirësi për të cilën kanë nevojë sot qytetarë dhe jemi përqendruar në bllokun e tretë, i cili ka pasur 26 kandidatura për të arritur në konkluzionin që do të mbështesë Bajram Begën, shefi aktual shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për të qenë president i Republikës së Shqipërisë. Figurë që i duhet zyrës së Shtetit. Do e telefonoj dhe do i kërkoj që sot një takim” tha Rama ndër të tjera.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej