“Pas 32 vitesh, qeverisemi nga të njëjtat fytyra”/ Murrizi: Shqiptarët kanë dashuri për fundërrinat

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka pulikuar një video të 32 viteve më parë, kur mbi 2 milionë shqiptarë u larguan nga vendi, drejt perëndimit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Murrizi deklaron se pothuajse e njëjta situatë me atë të vitet 1990 është sot, me kampet e shqiptarëve në Francë.

Ai thekson se kur shikon të njejtët persona në politikë, del me konkluzionin se populli shqiptar ka dashuri të madhe për fundërrinat.

“Pas 2 korrikut 1990 deri sot korrik 2022, prej 32 vitesh, mbi 2 milionë shqiptarë kanë lënë vendin e tyre për një jetë më të mirë drejt perëndimit.

Kalvari i vuajtjeve të tyre gjatë ikjes nga Shqipëria ka qenë dhe pothuajse është i rëndë.

Kjo video është e marsit 1991 kur shqiptarët me anije të tej mbushura zbritën në brigjet italiane.

Pothuajse e njejta situatë është sot me kampet e shqiptarëve në Francë.

Dhe kur shoh përsëri që prej 32 vitesh ky vend qeveriset nga po të njejtat fytyra që me arrogancën, hajdutllikun, propotencën, pangopshmërinë, përçmimin, urrejtjen, mashtrimin që kanë treguar ndaj shqiptarëve dhe shqiptarët nuk kanë lënë këngë pa ju kënduar, them me vete më duket se ne si popull kemi dashuri të madhe për fundërrinat”, shkruan ish-deputeti krahas videos.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej