Pas Kastriot Myftaraj rrezikohet jeta edhe e tre gazetarëve të tjerë, Frrok Çupi hedh dyshime se një dorë vrastare po ekzekuton analistët në Shqipëri

Pas publicistit Kastriot Myftaraj, duket se u rrezikohet jeta edhe e tre gazetarëve të tjerë. Bëhet fjalë gazetarët Mustafa Nano, Denis Dyrnjaja dhe Aleksandër Çipa, paralajmërim ky që është bërë ditën e djeshme nga analisti i njohur, Frrok Çupi. Ky i fundit ka reaguar dje në rrjetet sociale, pas deklaratave të hoxhës Ahmet Kalaja për vdekjen e Kastriot Myftarajt. Kalaja ka shkruar se Myftarajt, i mbeti ëndrra pa realizuar, pasi sipas tij ai ka bërë thirrje për gjenocid ndaj myslimanëve autoktonë shqiptarë, se duhet të arratisen ne Turqi a arabi?!

Gjithashtu Kalaja ka shkruar se edhe gazetarë të tjerë do të kenë të njëjtin fat si Kastriot Myftaraj. Për vdekjen e këtij të fundit janë të shumtë zërat se ai mund të jetë vrarë, paçka se policia, media dhe mjekë të ndryshëm anonim, u kujdesën që ta deklaronin si vetëvrasje. Në media dy ditë më parë vërshuan lajmet se analisti Myftaraj ishte vetëhedhur nga ballkoni i banesë së tij, për shkak se ishte në gjendje të rendura psikologjike, pasi kishte mësuar se ishte me tumor, ndërkohë që edhe mjekë pa u identifikuar deklaruan se “ai ishte dënuar me vdekje” andaj dhe ndërmori atë akt të rënë.

Por ndryshe nga këto lajme, mendojnë miqtë e Kastriot Myftarajt, të cilët ngrejnë hije dyshime mbi vdekjen e tij. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, dalin edhe hoxhallarë si Ahmet Kalaja që përdhosin institucionin e vdekjes, referuar rastit të Kastriot Myftaraj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej