Ish presidenti Ilir Meta është politikani i lartë me inicialet I.M që figuron në dosjet e Sigurimit të Shtetit si spiun.
Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.
Ndërkohë janë zbuluar edhe emra të tjerë të përfshirë në listën e Autoritetit të Dosjeve, që figurojnë me dosje në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.
Përmes një letre ky institucion vë në dijeni Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, se përveç politikanit të lartë, që në shkresë thuhet se është ish-presidenti Ilir Meta, në listë janë dhe 5 zyrtarë.
Bëhet fjalë për figura të rëndësishme, si më poshtë; shtetasi me inicialet A.D., Th.S., S.H., Xh.Sh., si dhe D.Ç.
Meta si politikan i hershëm, ka certifikatë pastërtie, por nëse do të verifikohej prapë, thuhet në dokumentin drejtuar kuvendit, rezultati do të ishte ndryshe. Vetë ish-presidenti e quan këtë një lojë të motivuar politikisht.