Pastruesja “zbërthehet” pas 7 orësh në Polici: Paratë vinin me çanta në shtëpinë e Alda Klosit, më tha vetë ti merrja nga kasaforta dhe ti ruaja

Rozeta Dobi, pastruesja 49 vjeçare e arrestuar në ditët e para të janarit bashkë me djalin e saj, ka dëshmuar dje për shtatë orë në Policinë e Tiranës. Gruaja ka rrëfyer se ajo nuk kishte vjedhur asgjë në shtëpinë e ish-drejtoreshës Alda Klosi, pasi ngjarja ka qenë e inskenuar.

Dobi është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe ka treguar se vjedhjen e kishte inskenuar pasi kështu ja kishte kërkuar vetë Alda Klosi. Pastruesja në dëshminë e saj është shprehur se ish-drejtoresha e koncesioneve kishte konflikt me burrin dhe pas vjedhjes së inskenuar donte që faji të binte mbi të.

Rozeta Dobi është marrë nga ambientet e paraburgimit në orën 10.00 të së premtes dhe ka dëshmuar deri në orën 17.00 pasdite. Menjëherë pas deklarimeve të saj, një orë më pas është ndaluar ish-zyrtarja e lartë Alda Klosi. Ndalimi është kryer dje në orën 18.00 pasdite dhe masa e arrestit i është komunikuar në orën 22.30 të mbrëmjes.

Në media ka rrjedhur një pjesë e shkurtër e dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, e cila ka treguar me detaje për paratë që vinin në shtëpinë e ish-drejtoreshës dhe vjedhjen e inskenuar nga kasaforta.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja.

Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

“Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja”, mësohet të ketë thënë ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej