Pazari i socialistëve/ Një shkodran për President?

Zarfat e pazarit socialist për një president që përfaqëson unitetin kombëtar do të dorëzohen nesër në duart e Taulant Ballës, Elisa Spiropalit dhe Damian Gjiknurit. Aty çdo i zgjedhur i kësaj force politike do të propozojë 3 emra që mund të jenë një prej kandidatëve për tu votuar si president i ri i Shqipërisë, duke zëvendësuar Ilir Metën pas 25 korrikut në atë institucion.

Mes tyre do të përzgjedhin emrat edhe të zgjedhurit e Shkodrës, ku njëra prej tyre, e deleguara politike Edona Bilali, duke shfrytëzuar një dalje nga Shkodra, nuk përjashtoi emrin e një shkodrani/eje në krye të Presidencës.

Në fakt deklarata e saj mbetet euferike dhe e pamenduar sepse pesha e Edonës në PS është e papërfillshme. Ajo e di mirë që lojën për emrin e ka në dorë Edi Rama dhe ky pazar në grupin socialist po bëhet thjesht për ti rritur peshën ndonjë prej emrave brenda radhëve të kësaj partie.

Tashmë me një opozitë të sakatuar dhe kur votat partia socialiste i ka, Edi Ramës i ka mbetur vetëm presidenca për ta shtënë në dorë dhe shansi për ta pasur po i afron.

Skenarët jane dy, një emër nga radhët e tij që e ka të lehtë të bashkëpunojë me të, ose një emër nga opozita që provokon. Edhe në këtë mes janë disa skenarë dhe nuk përjashtohet që kjo të jetë lëvizja surprizë e minutës së fundit, por deri atëherë atij i intereson pazari dhe prandaj ka futur në lojë deputetët e tij që në total mund të propozojnë 222 kandidatura, ose më e pakta 100 emra. Gjithçka pritet të zbulohet hap pas hapi ndërsa në 6 maj pritet të kryhet raundi i parë i votimit./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej