Partia Demokratike përshëndet rikthimin e Ilir Metës në politikën aktive. Një ditë pasi ai u emërua në krye të shtabit organizativ të Partisë së Lirisë (ish LSI), Luçiano Boçi e ka përshëndetur vendimin dhe thotë se lëvizja e tij do ndihmojë në betejën e frontit opozitar.
“Kur flitet për bashkim partish brenda një fronti, rëndësia dhe forca e PD është e ditur tashmë edhe e pranuar. Por kjo nuk ndikon në të qenurit i barabartë në betejën që ne zhvillojmë në raport me qeverinë. Të gjitha partitë kanë specifikat dhe rolin e tyre brenda frontit opozitar”, ka thënë deputeti demokrat.
Më tej, duke folur për Fax News ai është shprehur se PD nuk është në garë me Ilir Metën se kush është i pari apo i dyti, por dy forcat politike do jenë në harmoni me njëra-tjetrën.
“Ndryshimet e bëra janë fleksibilitete të natyrshme që sjellin risinë në bashkëpunim me Frontin opozitar. Unë e mirëpres ndryshimin jo thjesht të emrit, por edhe të qasjes ndaj qytetarëve mbi zhvillimet e reja që kanë ndodhur.
Kur flitet për bashkim partish brenda një fronti, rëndësia dhe forca e PD është e ditur tashmë edhe e pranuar. Por kjo nuk ndikon në të qenurit i barabartë në betejën që ne zhvillojmë në raport me qeverinë. Të gjitha partitë kanë specifikat dhe rolin e tyre brenda frontit opozitar.
Unë e pranoj projektin e zotit Meta, që nuk ka garë kush është i pari dhe i dyti. Duam apo nuk duam ne PD për shkak të mënyrës sesi organizohet, ka rolin e saj të gjithëpranuar. Kjo forcë e saj nuk ndikon në dobësimin e partive të tjera. Një autonomi e tillë, thjesht na ndihmon që fronti opozitar të jetë në harmoni të plotë dhe të jetë më i bashkuar”, është shprehur Luçiano Boçi.