Partia Demokratike ka prezantuar këtë të hënë gjetjet e auditit, për financimin e kësaj force politike me para ruse gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha. Siç deklaroi Berisha dhe përfaqësuesja tjetër, Ledina Mandia, në arkën e PD nuk janë futur para ruse.
“Me të drejtë keni pritur raportin e auditit ndaj akuzave për PD se ka pranuar financime ruse. Ky raport tani është i plotë. Auditë të pavarur kanë paraqitur një raport serioz pasi kanë analizuar të gjithë veprimtarinë financiare, buxhetore të PD-së”, u shpreh Berisha.
Kryetarja e Komisionit të Auditi, u shpreh se nga vlerësimet e tyre, nuk rezonlon që në arkën zyrtare të Partisë Demokratike të kenë hyrë financime me origjinë ruse.