Avokatja Adriana Kalaja është kandidatja e pestë që do të futet në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.
PD ka njoftuar se Kalaja do të zyrtarizojë kandidaturën ditën e sotme.
“Në orën 11.15 Avokatja Adriana Kalaja do të prezantojë kandidaturën për primare për Bashkinë e Tiranës”, ka njoftuar PD.
Deri më tani në garë kanë zyrtarizur kandidaturën e tyre për Tiranën Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti, ndërsa pritet të zyrtarizohet dhe kandidatura e Kujtim Gjuzit.
Afati i fundit për të dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tiranës është data 6 Nëntor, ora 20:00.