Pedagogu tallet me amnistinë fiskale të Ramës: Nëse një lavazhier bën 2 mln euro, unë lë gradat dhe marr kamionin për Angli

Eksperti i ekonomisë, Rezart Prifti ka folur në lidhje me amnistinë fiskale, duke ironizuar nismën si pa kuptim, pasi një person që pretendon të punojë në punë krahu në Angli, nuk mund të bëjë 2 milion euro.

“Ky 1 mln dollarë shkon për apartamente. Edi Rama na thotë që një lavazhier bën 2 mln euro. Nëse është kështu unë i lë gradat e mija dhe iki me kamion në Angli”, tha ai.

Prifti ka folur gjithashtu edhe për çmimet e apartamenteve, të cilat parashikohen të rriten edhe me shumë duke shtuar korrupsionin në fushën e ndërtimit dhe duke lënë pas dore bujqësinë apo industritë e tjera.

“Çmimet e apartamenteve do rriten. 5.2 milion dollarë buxheti i shtetit shqiptar në një vit.  20% e 5 mln dollarë, gati 1mln dollarë janë korrupsion. Nuk investon njeri në bujqësi, nuk ka industri të reja”, shtoi Prifti.

Më amnistinë fiskale qeveria ka rihapur debatet, pasi dyshimet janë se ai do të shërbejë që krimi të legalizojë paratë e pista. Rama e ka mohuar këtë gjë, por duket se e ka lënë në baltë Sekretari i partisë, Damian Gjiknuri.

Ai ju ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Londër, që të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri. Disa ditë më parë ai ishte në Londër me deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, ku tha se “çunat e Londrës” janë njerëz si gjithë të tjerët dhe amnistia fiskale është mundësia e tyre perfekte për të legalizuar paratë e tyre.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej