‘Për mua është hera e fundit që takohem me ju’/ Rektori ia thotë troç të gjitha në sy Edi Ramës: Kush do u japë fizikë fëmijëve tuaj? Në 50 vite do të jetë për faqe të zezë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike për të diskutuar mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se është e papranueshme që universitetet shqiptare të renditen në ato shifra në hartën globale.

Pas fjalës së kryeministrit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i rektorit që iu ka përgjigjur Edi Ramës, për kushtet e papërshtatshme të fakulteteve tona krahasuar me ato të Evropës.

Rektori i një universiteti privat iu drejtua sot kryeministrit Rama duke parashtruar dy probleme, së pari infrastruktura në godinat ku jepet mësim dhe së dyti të merren masa për dy degët shkencore, matematika dhe fizika. Sipas rektorit, pedagogët që japin këto dy degë duhet të kenë një pagë më të lartë.

Rektori: Për mua është hera e fundit që takohem me ju, dua ti them gjërat sic e kam menduar, kam punuar 20 vjet në universitet shtetëror dhe 10 vite në privat.

Dy probleme, para 3 ditësh shkuam në universitetin e Janinës për të lidhur një marrëveshje me universitetin tonë, ajo që më bëri përshtypje se rektori na bëri atë prezantimin, është një universitet me diku 500 pedagogë, më bëri përshtypje zyra e tij, nuk ishte 5 me 5, ne nuk e kemi lyer mirë godinën tha po hajde shikoni laboratoret.

Tjetra, shikoj universitetin privat ku jam unë, kam 200 studentë italianë, unë mendoj se qeveria krahas maasave ka marrë ka nevojë për të vënë në dorë te dy shkencat, matematika dhe fizika, dhe ka nevojë atym e mësuesit të kenë paga vërtet më të larta të diferencuara nga të tjerët.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej