Për pastruesen vetëm një kallëzim nga Alda Klosi. Ja dy akuzat që do verifikohet zyrtarja e ish-ministrit Ahmetaj

Alda Klosi Alias Çiko, pritet të verifikohet për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mosdeklarim të pasurisë” pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive në Tiranë.

Zyrtarja e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh këshilltare pranë Këshillit të Ministrave, hyn në kategorinë e punonjësve të administratës, që ka detyrim të deklarojë pasurinë e saj pranë ILDKPI.

Pastruesja personale e Alda Klosit, arriti të vjedhë një shumë të konsiderueshme nga banesa e saj që besohet se është 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori.

Nga sa mësohet një shumë e tillë pasurie nuk është deklaruar në asnjë moment nga zyrtarja e pasurisë Alda Klosi.

Deri në këtë fazë të hetimit kallëzim ndaj pastrueses Rozeta Dobi, ka bërë vetëm Alda Klosi, ndërsa strukturat e komisariatit nr.2 në Tiranë, janë duke parë dhe disa raste të tjera ku, Dobi mund të jetë autore e dyshuar e vjedhjeve të banesave.

Sipas burimeve, vjedhja e banesës së ish-drejtores së Kabinetit të ministrit Ahmetaj, është kryer me dëmtim të derës së apartamentit, për të lënë kuptimin se autorët nuk kishin përdorur çelësin që mbante pastruesja.

Nuk dihet me saktësi se kur Havier dhe Rozeta Dobi, kanë hyrë në shtëpi, por rasti është denoncuar në komisariatin nr.2 në datën 15 dhjetor 2022.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej