“Për të pezulluarit e tjerë është rënë dakord, jo për Berishën”, Bardhi: Nuk e nxjerrim dot jashtë

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se lidhur me të pezulluarit e tjerë, nuk kishte asnjë lloj pengese që të riktheheshin por për Berishën nuk ishte rënë dakord. Bardhi tha se ish kryeministri merrte pjesë në mbledhje por nuk kishte sesi ta nxirrnin jashtë me forcë.

Bardhi: Çështja e të pezulluarve për mua është një çështje e ezauruar, ata janë pjesë e grupit perlamentar. Ka pasur takime dhe është rënë dakord që të gjithë të vijnë në mbledhje, dakord nuk është rënë vetëm për zotin Berisha.

Fevziu: Pse s’e nxirrni jashtë?

Bardhi: Ka ardhur sigurisht, i është bërë me dije që në mbledhjen e parë që nuk është rënë dakord për të, por nuk mund të vëmë rojet e sigurisë që të nxjerrë askënd jashtë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej