Përgjaken rrugët e Selanikut, sulm me armë zjarri ndaj emigrantit

Një sulm i përgjakshëm e armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnate , 13 korrik, në Neapoli të Selanikut.

Mediet greke raportojnë për një person të plagosur rëndë nga të shtënat që u dëgjuan në mesnatë në rrugët e Selanikut.

Sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një emigrant, i cili është sulmuar nga një grup prej gjashtë personash njëri prej tyre e qëlloi me armë zjarri.

Sipas dëshmitarëve okularë, në vendngjarje janë dëgjuar të paktën tre të shtëna.

Nga informacionet që po shqyrtohen nga policia, mësohet se një nga 6 personat që dyshohet se janë përfshirë në ngjarjen e përgjakshme, para se të largohej nga vendi i ngjarjes, është kthyer dhe ka mbledhur gëzhojat për të mos lënë gjurmë për policinë.

Ndërkohë pas sulmit  i plagosuri ka arritur të shkojë në një pikë karburanti në kryqëzimin e rrugëve Venizelou dhe Lagada ku ka kërkuar ndihmë nga një punonjës, i cili ka telefonuar menjëherë ambulancën.

Sipas mjekëve emigranti i plagosur ka marrë plagë në kraharor dhe shpinë.

Të njëjtat informacione thonë gjithashtu se i riu është dërguar në spitalin Papageorgiou dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Hetimet nga autoritetet për identifikimin e autorëve vijojnë, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona, të cilët nuk dihet ende nëse kanë lidhje me ngjarjen.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej