Truproja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Viktor Agolli, ka rrëfyer si ishte të punoje me ish-liderin e socialistëve. I ftuar në Vizionin e Pasdites, truproja që njihet si Tori i Nanos thekson se u ofruar vullnetarisht për të mbrojtur ish-kryesocialistin e më pas ky i fundit e përzgjodhi.
Gjendja shëndetësore e Nanos ka bërë që ai të përlotet në studio, ndërsa tregon se fillimisht nuk i besohej se ishte shtruar në spital.
“Ka pas vuajtur nga frymëmarrja, – tha ai. – Nuk para e besoja, por pastaj pyeta miqtë, kolegët, persona që i rrinë afër dhe ishte e vërtetë. Me thënë të drejtën u preka shumë. Arsyeja pse u preka ishte sepse në ato vite sa punova afër atij kam shkuar vetë vullnetarisht, pastaj më zgjodhi, në thonjëza kam “braktisur: familjen, prindërit. Unë kam fituar vetëm një gjë nga ajo punë, emrin e madh “Tori i Nanos”, asgjë tjetër”, tha ai.