Përmbytje masive në vendet e shenjta të myslimanëve Mekë dhe Medine, rrugët kthehen në lumenj

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në vendet e shenjta për muslimanët në Arabinë Saudite. Qindra besimtarë u detyruan t’i luteshin Zotit nën reshjet e dendura të shiut në Mekë, ndërkohë që reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në Medine.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë se si qytetet janë përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe rrugët janë kthyer në lumenj uji, ndërkohë që një rrufe ka rënë në kompleksin e Qabesë.

Meka dhe Medina janë qytete që vizitohen nga miliona besimtarë myslimanë çdo vit. Meka është vendi ku ndodhet Qabja ku besimtarët bëjnë ritualin e tyre të Haxhit çdo vit, ndërkohë që në Medine ndodhet varri i Profetit Muhamed a.s.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej