Përplasen 4 makina, tre persona rëndë, një i ri humb këmbën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas orës 10:00 të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Aksidenti ku janë përfshirë katër makina ka ndodhur në afërsi të Thumanës.

Makinat janë përplasur me njëri-tjetrën dhe për pasojë është plagosur rëndë Serxhio H., 30 vjeç i cili ka humbur njërën këmbë.

I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore të Fushë Krujës dhe është dërguar me urgjencë tek Trauma. Mësohet se janë tre persona të plagosur, por në gjendje më të lehtë se 30-vjeçari.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej