Përplasi gruan dhe u largua nga vendngjarja, shkaktari i aksidentit në Vlorë është ish-drejtori i Doganës që kërcënoi qytetarin

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në “Transballkaniken” e qytetit të Vlorës, ku një makinë përplasi një kalimtare dhe më pas goditi një makinë tjetër.

Shoferi, i cili dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit të rëndë, është Arlind Lagji, ish-drejtor i Doganës në Fier, i cili pak kohë më parë u bë protagonist i një skandali të denoncuar mediatikisht.

Teksa ishte në detyrë, ai kërcënonte me vdekje dhe shantazhonte dhe kishte dhunuar fizikisht qytetarin Algert Belulaj. Ky i fundit iu drejtua emisionit “Ora Investigim” për të bërë publik denoncimin.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 17:40, shtetasi Arlind Lagji rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”,  në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej