Përplasi për vdekje 7-vjeçaren, AMP e Elbasanit: Arjan Tase, oficer me performancë të dobët, anashkalonte problemet e qytetarëve

Burime për News24 bëjnë me dije se efektivi Arjan Tase, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka pasur performancë të dobët në punë pas rikthimit në detyrë, pasi ishte i pezulluar më parë si shef i komisariatit Himarë.

Tase, i cili drejtonte gomonen “Nëna 154”, me dy motorë me 300 hp që përplasi për vdekje vajzën 7-vjeçare në plazhin e Potamit edhe kur ishte shef i komisariatit të Himarës akuzohej për shpërdorim detyre pasi dyshohej se kishte lejuar kultivimin e drogës në dy fshatra të Vlorës.

Në dhjetor të 2020 në kuadër të operacionit antidrogë ai u arrestua së bashku me disa efektivë policie, kultivues dhe trafikantë droge të cilët ishin implikuar në kultivimin e 6790 rrënjë kanabis në Vlorë, por fitoi pafajësinë nga Gjykata e Vlorës në 27 prill 2022.

Ndërkohë, burime pranë AMP-së së Elbasanit bëjnë me dije Arjan Tase nuk ka arritur nivelin e nevojshëm të kryerjes së detyrave të funksionit që mbante aktualisht.

Tase ka anashkaluar zgjidhjen e problemeve që përbëjnë shqetësim për qytetarët dhe që janë detyrë e policimit në komunitet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej