Edi Rama thuajse u turpërua në Konferencën prestigjoze të Sigurisë në Mynih, pasi nuk takoi asnjë zyrtar të rëndësishëm amerikan, përveç dy tre kongresmenëve dhe senatorëve që ishin skenë e një lobimi.
Antony Blinken në mënyrë demonstrative e shmangu kryeministrin shqiptar, ndërkohë që takoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Nuk duhet harruar këtu edhe marrëdhënia e afërt e Blinken me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila ka qenë shefe kabineti e Sekretarit aktual të Shtetit.
Siç dihet Yuri Kim është në një luftë të nxehtë prej kohësh me Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e cila madje në një skandal të nivelit ndërkombëtar u turpërua duke shpërndarë një deklaratë që gjoja ambasadorja e SHBA-së në Tiranë ka plotësuar letrat e largimit, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Sepse siç e tha Yuri Kim, ajo do të qëndrojë gjatë në Shqipëri. E këtë deklaratë e tha në momentin e duhur, në kohën e duhur dhe për njerëzit e duhur.
E kjo situatë më shumë se akull-por zjarr e akull së bashku, ka shkaktuar një përplasje inkandishente brenda mazhorancës, ku ka pasur edhe reperkursione të rëndësishme.
Në një mbledhje të para pak ditëve të grupit parlamentar mësohet se Pandeli Majko ka kërkuar largimin atyre ministrave që janë bërë shkaktarë ose janë vënë në vijën e parë të frontit të përplasjes me ambasadoren e SHBA-së. E këtu ka qenë qartësisht fjala për Olta Xhaçkën dhe Bledi Çuçin. Dhe e forta në këtë mbledhje, mësohet se në të njëjtën linjë ka qenë Fatmir Xhafa dhe deputetë të tjerë, ndërkohë që Taulant Balla, ndryshe nga herët e tjera që e ka mbyllur debatin, këtë herë jo vetëm e ka lënë por e ka protokolluar, duke e dërguar në kryesinë e partisë.
Zërat e kanë marrë si një kërkesë direkte të ambicjes së hershme të Ballës për tu bërë ministër i Brendshëm. E kjo ambicje e Taulantit përforcohet nga një sërë afrimesh të tij në ambasadën amerikane, ku thuhet se ai ka sqaruar fjalët e përhapura për të se ai ka lidhje direkte me të fortët dhe bandat e Elbasanit.
Sipas informacioneve Balla ka konfirmuar të gjitha dyshimet e qarqeve perëndimore se njeriu që ka lidhje direkte me Tom Doshin, Vangjush Dakon, Ymer Lalën e Dibrës e Suel Çelën e Elbasanit është vetë Babloku.
Këtu mësohet se faktet janë grumbulluar, ndaj dhe ka nisur një presion brenda PS-së, ku gjasat janë që edhe grupi i Erion Veliajt të kërkojë revansh. Pasi Lali ka lidhje të afërt edhe me Irfanin që e ka armik Ramën apo me grupet e tjera mediatike pranë Ilir Metës.
“Nuk jemi ne të korruptuarit”, kryetari të thotë pse i ka mbajtur afër, ka thënë një deputet i rëndësishëm i PS-së në mbledhjen e grupit, i cili ka kërkuar që të largohen kukullat nga qeveria. Së paku për tre ministra: Ballukun, Xhaçkën dhe Çuçin është bërë një gjyq i fortë një javë më parë, pikërisht në kohën kur kryeministri nuk ka shkelur në Kuvend.
Në këto mbledhje ka qenë prezent edhe Elisa Spiropali, e cila mësohet se nuk ka folur por ka mbajtur shënim. Pas kësaj mbledhje, Edi Rama ndërseu Fatos Klosin me një sulm të vjetër ndaj Pandeli Majkos se ka dashur të ndalojë ndihmën ndaj UÇK-së, por ky sulm është konsideruar lëvizje e dobët.
Pas kësaj revolte të re, Rama ka shkuar në Japoni dhe Çuçi në Arabi Saudite, ndërsa Xhaçka e Balluku kanë humbur nga sytë këmbët.
Çfarë do të ndodhë javën e ardhshme ku përveç intepelancës së Ramës në Kuvend do të zhvillohet edhe mbledhja e PS-së? Duket se një ndryshim i thellë në ekzekutiv është i pritshëm…/Pamfleti