Përqafimi viral Balla-Rama, Berisha i ironizon: Mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin për të kompensuar braktisjen e administratës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së tij me mediat është pyetur se si u ndje një ditë më parë që nuk ishte i ftuar në një organizim të zhvilluar nga ambasada amerikane me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Berisha deklaroi se ishte i nderuar që nuk ishte pjesë e një organizimi të tillë krah figurave si Edi Rama dhe Taulant Balla.

“Zonja Kim më nderoi duke mos më ftuar, asgjë nuk më ndalon kundër mafias Soros”, tha Berisha.

Duke ironizuar përqafimin e Taulant Ballës me Edi Ramën mbrëmjen e djeshme në koncertin në sheshin Skënderbej për 100 vjetorin e miqësisë Shqipëri-SHBA si dhe për hapjen e negociatave me BE-në, Berisha tha se ndihet falenderues për ata qindra punonjës rrogëtar, që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert po thuajse funebër.

“Më lejoni që të falënderoj ata qindra punonjës rrogëtar, që braktisën dhe e shndërruan atë në një koncert po thuajse funebër, ku mbetën duke përqafuar njëri-tjetrin duke u përpjekur si gaztor për të kompensuar braktisjen masive që kishte bërë administrata”, tha Berisha.

Foto e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga koncerti i mbrwmshem wshtw bwrw virale nw rrjete  sociale.

Fotoja ka marrë mjaft vëmendje dhe komentet pikante kane qenë te shumta.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej