Pjerin Ndreu bën sikur nuk e kupton mesazhin dhe shpërndan vetë parullat që shihen kudo në Lezhë

Qyteti i Lezhës është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune me disa fletushka të shpërndara në pika të ndryshme, me një parullë që shigjeton kryebashkiakun socialist Pjerin Ndreu. Ky i fundit është në mandatin e tij të dytë në krye të Lezhës.

“A komunikon kryetari i bashkisë në aplikacionin e vdekjes, SKY ECC?”, është mesazhi që përmban fletushka e ngjitur në një kabinë të ujësjellësit.

Një vit më parë autoritetet franceze njoftuan thyerjen e aplikacioneve sekrete të komunikimit të kriminelëve dhe politikanëve të lidhur me ta. Muaj më parë këto biseda i janë dërguar dhe SPAK në Shqipëri dhe shpesh është aluduar se në këto mesazhe dalin dhe shumë politikanë.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu e ka shpërndarë vetë një nga këto parulla dhe akuzon se ato janë shpërndarë nga kundërshtarët, për shkak të humbjes më 14 Maj.

“Meqe dike se ka zene gjumi mbreme, sepse nuk i del e keqja nga humbja, po i pergjigjem se nuk e njoh fare kete aplikacion e as kete lloj komunikimi! Jo vetem kaq por Kryetari i Bashkise megjithe deshiren e shumekujt, nuk eshte ulur kurre ne nje tavoline ku eshte folur per nje veper penale”, shkruan ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej