Ka shkuar në 4 numri i të arrestuarve nga operacioni antidrogë i policisë së Shkodrës. 32-vjeçari i arrestuar ishte i shpallur në kërkim.
Që nga prilli i vitit 2022, efektivët janë marrë me goditjen e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe 32-vjeçari, që shpërndante kokainë dhe kanabis si dhe falsifikonte dokumente.
Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, thuhet në njoftimin e policisë.