Pjesë e pelegrinazhit, rrëzohet gruaja te Kisha e Laçit, vdes rrugës për në spital

Një grua rreth 70 vjeç ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar teksa ishte në pelegrinazhin e Kishës së Shna Ndout në Laç.

Shtetësja identiteti i të cilës ende nuk dihet fillimisht u dërgua në spitalin e Laçit me autoambulancë.  Sipas bluzave të bardha pranë këtij spitali, ajo kishte marrë plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Fatkeqësisht gruaja ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërkohë deri më tani shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej