Plagosen dy persona pas sherrit në Tiranë, gruaja shtatzënë përfundon në spital

Dy persona kanë mbetur të dëmtuar pas një sherri me njëri tjetrin në Unazën e Re në Tiranë. Policia bën me dije se personat e përfshirë në konflikt janë transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Gjithashtu për ekzaminime është çuar dhe bashkëshortja shtatzënë e njërit prej tyre e cila ndodhej prezente në momentet e konfliktit.

Policia dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 10.06.2023, rreth orës 19:00, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzanë) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit”, njofton policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej